FOTO/ Këngëtarja e njohur shqiptare shfaqet me këmbë të nxira: Nuk është e lehtë

schedule19:56 - 22 Dhjetor, 2020

schedule 19:56 - 22 Dhjetor, 2020

Këngëtarja, Beatrix Ramosaj i është rikthyer muzikës pas tre vitesh mungesë.

Së fundmi ajo pritet të lancojë në bashkëpunim me këngëtarin Eugen Bushpepa me titullin “Dancing with the evil” (Duke kërcyer me djallin).

LEXO EDHE: Pas 3 vitesh, Beatrix Ramosaj i kthehet muzikës në duet me këngëtarin e njohur

Ndërkohë sot, Beatrix ka postuar në Instagram një foto gjatë xhirimeve të klipit ku duket e vrarë dhe me shenja në këmbë. Ramosaj ka treguar se nuk është e lehtë që të kërcesh me djallin, duke nënkuptuar se xhirimet nuk i kanë shkuar siç duhej dhe se është vrarë.

“Nuk është e lehtë të kërcesh me djallin… pasojat… prapaskena 1,2,3 aksion”, ka shkruar ajo në foto. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!