FOTO/ “Ke festuar si të kishin dalë rrogat”, Imami bën humor me “fatkeqësinë”

schedule20:11 - 16 Janar, 2021

schedule 20:11 - 16 Janar, 2021

Vllaznia dje triumfoi ndaj Kukësit me shifrat minimale 0-1 falë golit të Arlind Kalasë. Te Vllaznia golat festohen me zemër dhe me shumë zell, ashtu si kanë bërë edhe dje, teksa pak më shumë se të tjerët ka festuar Arsid Kruja.

Nga një foto e publikuar e festës së shkodranëve pas golit të fitores, shihet mesfushori duke festuar me shumë emocion dhe duart lart. Pikërisht këtë moment e ka komentuar edhe mbrojtësi Eni Imami.

 

Ai ka postuar foton e festës dhe e shoqëron me një koment epik, duke e krahasuar festimin e Krujës me momentin kur dalin rrogat, që në fakt te Vllaznia zakonisht nuk vijnë në momentin e duhur për shkak të burokracirave të shumta nga ana e bashkisë.

“Arsid Kruja ke festuar si të kishin dalë rrogat”, shkruan Imami, që njihet për karizmën, që e shoqëron gjithmonë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!