Princesha e Uellsit ishte verbuese me fustanin e saj të bardhë teksa ecte në tapetin e kuq së bashku me tëftuar të tjerë sonte në Baftas.
Kate Middleton, 41 vjeç, dukej si një yll Hollivudi teksa po ecte së bashku me bashkëshortin e saj Princin William në eventin e Royal Festival Hall në Londër.
Nëna e tre fëmijëve zgjodhi për këtë rast një fustan Alexander McQueen, të cilin e veshi për herë të parë në një ngjarje në vitin 2019. Fustani i bardhë ka pësuar disa ndryshime të vogla, duke shtuar detajet e lules në shpatull.
Ajo i shtoi pamjes një prekje magjepsëse shtesë me një sërë dorezash të zeza opere dhe një palë vathë 18 £ Zara.
/abcnews.al