Italia veriore është goditur nga moti i ke. Ashtu siç autoritetet paralajmëruan, Piemonte mbetet zona më e goditur.
Dy persona humbën jetën, ndërsa dy të tjerë raportohen të zhdukur.
Në pak orë reshjet e shiut shkaktuan rrëshqitje të tokë dhe përmbytje.
Guvernatorët në Piemonte, Liguria, Alberto Cirio dhe Giovanni Toti, pasqyruan dëmtimet e shkaktuara nga kushtet e këqija atmosferike.
Nga ana tjetër kryeministri Conte premtoi se do t’i kushtonte vëmendje maksimale.
Gjendja e fatkeqësisë është konsideruar më problematike se ajo e viti ’94, ku për shkak të motit të keq u shkaktuan përmbytje, derdhje të lumenjve, rrëshqitje të dherave.
Ndërkohë edhe Franca është po përballet me stuhi dhe përmbytje në jug-lindje të vendit, ku gjithashtu disa banesa janë dëmtuar
Autoritetet në Francë raportojnë për persona të zhdukur ndërsa, dy të tjerë humbën jetë.
/abcnews.al/