FOTO/Ju kujtohet “Nusja nga Stambolli”? Aktorja e njohur turke martohet për herë të dytë

schedule10:39 - 15 Nëntor, 2022

schedule 10:39 - 15 Nëntor, 2022

Aktorja e njohur turke Asli Enver, e cila është e famshme për rolin e saj në serialin “Nusja nga Stambolli”, i ka dhënë fund beqarisë. Ajo është martuar me biznesmenin Berkin Gökbudak, me të cilin kishte një lidhje prej disa kohësh.

Lajmin e lumtur e ka bërë të ditur aktorja në llogarinë e saj në Instagram. 38-vjeçarja shkroi “Po” në postimin e saj, i cili përfshinte një set fotografish. Ndërkohë, ka marrë shumë pëlqime dhe mesazhe urimi nga ndjekësit.

Çifti u martuan në një ceremoni të mbajtur në shtëpi me familjen.

Kujtojmë që për Aslı Enver, kjo është dasma e dytë, pasi herën e parë, ajo u martua me kolegun e saj Birkan Sokullu në vitin 2012. Kjo martesë përfundoi pas tre vitesh. Aktorja bukuroshe pas kësaj martese pati një lidhje dashurie me Murat Boz, Kerem Tuncer, Önder Öztarhan./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!