Policia e ka të qartë tashmë të gjithë dinamikën e ngjarjes së rëndë mëngjesin e djeshëm në Ishull Lezhë ku Aldi Rama qëlloi për vdekje nënkomisarin Saimir Hoxha.
Gazetarja Xhensila Kodra bën me dije për abcneës.al se policia ishte duke kryer një kontroll rutinë teksa në vend mbërrin edhe makina me tre të rinjtë, ku Aldi Rama ndodhej i ulur në sediljen e pasme të saj.
Lexo edhe: LIVE/ Vrau dje policin në Lezhë, Aldi Rama humbi jetën në spital: Tatuazhi paralajmërues
Policët i kanë bërë thirrje të rinjve që të ndalonin duke kryer një kontroll, por teksa dy të rinjtë e ulur para kanë dalë nga makina, Aldi Rama nuk lëvizi prej saj. Një tjetër efektiv i afrohet atij duke i kërkuar të dalë për t’a kontrolluar, por Rama i është përgjigjur se askush nuk mundet që ta kontrollojë atë duke qëlluar fillimisht me një plumb në qafë Saimir Hoxhën.
Më pas, Rama doli nga makina duke qëlluar sërish ndaj Hoxhës, por kësaj radhe plumbi e ka kapur atë në zemër duke i shkaktuar vdekjen. Më pas 21-vjeçari mori makinën duke u larguar nga vendi i ngjarjes për t’u fshehur në pyll ku edhe u lokalizua nga policia.
Pasi qëlloi ndaj vetes, e gjeti trupin e Aldo Ramës të mbuluar në gjak, ndërsa nga fotot e siguruara prej gazetarit të ABC Ermal Vija vërehen një mori mesazhesh tek tatuazhet në krahun e tij të majtë. Krahas mesazhit: “Unë s’jam vrasës, por mos më detyroni” në krah, Rama ka edhe një tjetër mesazh në dorë ku shkruhet: “Jeto; Dashuro; Vrit”.
Edhe pse vetëm 21-vjeç, Aldi Rama e jetoi jetën sipas mesazheve që mbartte në trupin e tij duke humbur jetën pasi më parë vrau një efektiv policie. /abcnews.al