Përpjekjet për të evakuuar mijëra njerëz të prekur nga përmbytjet po vazhdojnë në Kherson pas shpërthimit të digës Nova Kakhovka mëngjesin e djeshëm.
Ukraina ka paralajmëruar se rreth 42,000 janë në rrezik nga përmbytjet. Ndërkohë sipas parashikimeve, dhjetëra mijëra hektarë tokë bujqësore në Ukrainën jugore do të përmbyten si pasojë e hedhjes në erë të digës.
Të paktën 500,000 hektarë tokë në mungesë të ujitjes mund të shndërrohen në “shkretëtira”, një zonë më shumë se tre herë më e madhe se Londra, e cila ka një sipërfaqe afër 160,000 hektarësh.
/abcnews.al