FOTO/ Jennifer Lopez shfaqet me një fustan transparent në premierën e dokumentarit të saj

schedule22:05 - 9 Qershor, 2022

schedule 22:05 - 9 Qershor, 2022

Jennifer Lopez ka projektuar dokumentarin e saj të ri, ‘Halftime’, i cili u shfaq dje premierë në Festivalin e Filmit Tribeca.

Ylli latin është shfaqur më e bukur se kurrë, e veshur me një fustan të zi dhe pjesë të prera, që i nxirrnin në pah siluetën e saj të kuruar. Në premierë, ajo mbërriti e vetme pa të fejuarin e saj, Ben Affleck, por kishte në gisht unazën e saj prej diamanti 8 karatësh.

Së fundmi, Jennifer ka nderuar të dashurin e saj duke bërë një manikyr të veçantë me inicialet e emrave të tyre.

Siç do ta shihni edhe në foto, JLo ka zgjedhur një bazë natyrale, ndërsa në gishtin e mesit ka një zemër të artë. Ndërsa vëmendje kanë tërhequr inicialet e çiftit, J dhe B, gjithashtu në ar.

Tom Bachik, artisti personal i thonjve të këngëtares, ka shkruar në përshkrimin e fotos:  “Nëse e dini… sigurisht që e dini që Jen dhe Ben do të jenë përgjithmonë bashkë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!