FOTO / Ja si duket vendi ku jetojnë, dy njërëzit më të pasur në botë

schedule11:57 - 17 Dhjetor, 2019

schedule 11:57 - 17 Dhjetor, 2019

Dy njerëzit më të pasur në botë jetojnë vetëm një kilometër larg njëri-tjetrit, në një qytezë miliarderësh.
Jeff Bezos, pronari i Amazon ia kaloi Bill Gate për pasuri. Ata janë tashmë dy më të pasurit në planet, dhe të dy bashkë jetojnë në të njëjtën qytezë prej 3000 banorësh, më pak se 1 km larg njëri-tjetrit.
Qyteza ku kanë zgjedhur të jetojnë quhet Medina, shumë pranë Siattle , dhe ata nuk janë të vetmit miliarderë që jetojnë aty.
Ja si duket vendi ku kanë zgjedhur të jetojnë dy njerëzit më të pasur në botë./abcnews.al

Kjo është shtëpia e partnerit të Microsoft që e bëri pasurinë duke krijuar programet Word dhe Excel. Në fakt, quhet “Windows 2000” dhe ka 2000 dritare.
Bezos e bleu 10 milionë dollare shtëpinë në vitin 1998, por e rinovoi në vitin 2010 me 28 milionë të tjera. Më pas bleu edhe një shtëpi po aty për rreth 58 milionë dollarë.
Bill Gates jeton më pak se një kilometër larg Bezos, në kompleksin e tij 125 milion dollarësh. Është një pronë e quajtur Xanadu 2.0, me rreth 6100 metra katrorë, e rrethuar me teknologji nga më të ndryshmet.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!