FOTO/ Iu bë atentat në Lezhë, ky është viktima Eno Nikulaj, kushëriri i biznesmenit të vrarë pak muaj më parë

schedule23:33 - 2 Dhjetor, 2023

schedule 23:33 - 2 Dhjetor, 2023

LEZHË- Mbrëmjen e sotme Lezha u përgjak nga një atentat mafioz, ku u qëllua për vdekje 40-vjeçari Eno Nikulaj.

Abc News ka siguruar foton e viktimës, i cili është kushëriri i biznesmenit Ardian Nikualj, i cili u ekzekutua në muajin prill në ambientet e lokalit të tij në Shëngjin. Pas atentatit Policia ka gjetur një makinë të shkrumbuar afër Rinasit, e cila mendohet të jetë përdorur në atentat. Gazetari i ABC Nes, Ervin Leka, raporton se në në automjet janë gjetur edhe dy armë zjarri, njëra prej tyre e llojit kallashnikov.

Targat e makinës me të cilën dyshohet se kanë lëvizur autorët e atentatit rezultojnë të vjedhura në Tiranë, pak ditë më parë. Policia ka ngritur pika kontrolli dhe ka nisur krehjen e zonës për të rënë në gjurmët e atentatorëve.

Sakaq, 40-vjeçari u dërgua fillimisht në spital me shenja jete, por për shkak të plagëve të marra nuk mundi të mbijetojë./ abacnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!