FOTO/ Italia bëhet gati për kualifikueset

schedule16:19 - 20 Mars, 2022

schedule 16:19 - 20 Mars, 2022

Roberto Mancini ka zyrtarizuar pasditen e djeshme listën e tij me 33 lojtarë, në pritje të gjysmëfinales “play off” për Botërorin “Katar 2022”, në Palermo më datë 24 mars.

Ashtu siç ishte përfolur, trajneri i kampionëve të Europës në fuqi ka lënë jashtë Mario Balotelin, pas një minigrumbullimi në janar, por në të njëjtën kohë edhe juventinin Federico Bernardesci.

Ndërkohë, duke qëndruar te bardhezinjtë, Manuel Locateli do t’i bashkohet grupit sapo të kalojë COVID-in, ndërkohë që surpriza janë dy natyralizimet e kryera me urgjencë nga Federata Italiane: mbrojtësin Luiz Felipe të Lazios dhe sulmuesin Joao Pedro të Cagliarit.

Në këtë mënyrë, dy brazilianët nga dje janë pjesë e përfaqësueses “axurre” dhe mund të jenë një ndihmë e madhe ndaj Maqedonisë së Veriut, por, pse jo, edhe në finalen e mundshme për të prerë biletën në Katar, kundrejt fitueses së çiftit Portugali-Turqi./ h.ll/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!