FOTO/ Inter mesazh në drejtim të Simon Kjaer

schedule08:16 - 4 Dhjetor, 2021

schedule 08:16 - 4 Dhjetor, 2021

Është e rrallë që një klub futbolli të bëjë retweet një rival, aq më pak nëse dy skuadrat në fjalë kanë të njëjtin qytet për më shumë se një shekull.

Pastaj ka përjashtime dhe Interi ka vendosur të bëjë një për t’i dhënë fat Simon Kjaer , mbrojtësit të Milanit që do të duhet të qëndrojë jashtë fushës për gjashtë muaj.

“Një kampion nuk njihet vetëm nga mënyra se si luan futboll. Kthehu Simon së shpejti , ne po të presim në fushë në San Siro për t’ju dhënë duartrokitjet që meritoni.” Referenca është ndërhyrja jetëshpëtuese e danezit ndaj Christian Eriksen gjatë kampionatit të fundit europian./h.ll/abcnews.al