Tefik Osmani vazhdon të jetë aktiv në rrjetet sociale. Mbrojtësi i Tiranës është një ndër futbollistët më të ndjekur dhe postimet e tij, shpeshherë tërheqin vëmendje të madhe.
Kështu ka ndodhur dhe me postimin e fundit të Osmanit, i cili u postua në “InstaStoryn” e tij. Në foto, është sulmuesi i ri i Tiranës, Mario Morina, duke bërë fotot zyrtare të prezantimit.
Mbi këtë foto, Tefik Osmani shkroi: “Ibra, Mario Morina”, duke e krahasuar 27 vjeçarin me sulmuesin e njohur të Milanit. Nëse Morina do të ketë të njëjtin impakt te Tirana siç ka pasur Ibrahimovic ndër vite në skuadrat ku ka luajtur, atëherë do të ishte një afrim shumë i suksesshëm i bardhebluve kryeqytetas./abcnews.al