FOTO/ I janë mërzitur makinat luksoze, Vidal i dhuron vetes një “breshkë”

schedule11:44 - 30 Tetor, 2021

schedule 11:44 - 30 Tetor, 2021

Arturo Vidal ka blerë një makinë të re. Të paktën kështu mund të konkludohet nga fotot dhe mesazhet e fundit, të publikuara nga lojtari i Interit në Instagram.

Megjithatë, përshtypje bën fakti se nuk është një nga makinat e zakonshme luksoze, e stërmadhe dhe e personalizuar, që dikush pret të shohë në garazhin e një futbollisti të nivelit të lartë.

Është krejt e kundërta, sikurse duket edhe në fotot e shpërndara nga kilieni. Vidal duket se ka blerë një “breshkë”, sikurse njihet në Itali kjo lloj makine; një Panda me ngjyrë të gjelbër, makinë e markës italiane. /abcnews.al/