FOTO/ I dha fund lidhjes disavjeçare, Bojken Lako shihet sërish me këngëtaren 18 vite më të re

schedule15:53 - 23 Qershor, 2021

schedule 15:53 - 23 Qershor, 2021

Bojken Lako dhe Semi Jaupaj i dhanë fund lidhjes së tyre pas shumë vitesh. Ishte vetë këngëtarja që e pranoi ndarjen te festivali “Kënga Magjike”, ku u prezantua me këngën “Jetike”.

Në intervistën e zhvilluar me Ardit Gjebrean, ajo u pyet “A je akoma me Bojkenin?” dhe përgjigja e Semit ishte: “Bojken do ngelet një mik i imi i zemrës. Kam shumë respekt për të dhe do kem gjithnjë. Është një njeri i afërt i imi. Një mik!”.

Mirëpo duket se dyshja kanë mbetur vërtetë miq, pasi së fundmi një mikeshë e tyre ka postuar një InstaStory një foto, që tregon Bojkenin në një studio muzikore me Semin. Duket se artistët po bashkëpunojnë së bashku për një projekt, por nuk mbetet pa u komentuar edhe mundësia që mund të jenë rikthyer sërish si çift.

Kujtojmë që lidhja mes tyre u zbulua nga mediat në vitin 2011, kur Semi ishte vetëm 19 vjeç dhe u komentua shumë pasi kishin 18 vite diferencë në moshë./abcnews.al