FOTO | Humbja ndaj Wolves, Pep “e bëjnë për një lek” në rrjetet sociale

schedule13:18 - 28 Dhjetor, 2019

schedule 13:18 - 28 Dhjetor, 2019

Manchester City duket se i ka larë duart me titullin kampion në Angli pas humbjes së djeshme kundër Wolves. Edhe pse po triumfonin 0-2, të besuarit e Guardiolës u përmbysën dhe u mposhtën me rezultatin 3-2.

Kjo ishte humbja e dytë për Manchester City përballë Wolverhampton, pasi dhe në fushën e tyre, u mposhtën me rezultatin 0-2, me Adama Traore që shënoi të dy golat.

https://twitter.com/AndreSadnani/status/1210858304525815808

Gjithsesi, humbja e djeshme nuk është pritur mirë nga tifozët e Manchester City, të cilët kanë sulmuar Pep Guardiolën. Madje, një foto e Ian Holloway, ish-trajnerit të Hull City, po bën xhiro në rrjet, pasi mbishkrimi është epik: Guardiola pa Mikel Artetën!

Mikel Arteta ishte asistent i Guardiolës për plot 3 vite, ku fituan tituj të shumtë. Pak ditë më parë, 37-vjeçari spanjoll u zyrtarizua si trajner i Arsenalit, duke lënë Guardiolën të vetëm te Manchester City. /abcnews.al

 

Fotoja që po bën xhiron e netit

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!