FOTO/Humbi binjakët që priste, Delinda Disha gjen forcën dhe kthehet në teatër në gjendje të rënduar

schedule12:20 - 25 Mars, 2022

schedule 12:20 - 25 Mars, 2022

Këtë të enjte, aktorja e njohur, Delinda Disha, ndau lajmin më të trishtëtë jetës. Ajo fatkeqsisht humbi dy binjakët që priste të sillte në jetë së shpejti.

“Miq dua të ndaj me ju momente jo vetëm të bukura por edhe të vështira. Të dy bebushat i humba, dy binjakët që i doja aq shumë tani janë atje lart si dy ëngjëj. Ndoshta ishte shumë ëndërr e bukur për të qenë realitet. Nuk ja dolëm dot! Jam mirë por psikologjikisht po e kaloj shumë keq!”, shkroi Delinda në postimin e saj të djeshëm në Instagram.

Mirëpo edhe pse në gjendje të rënduar psikologjike, Delinda arriti të gjente forcën dhe përfundoi një shfaqje në teatër ku i duhej të aktronte rolin e një gruaje e cila mes shumë vështirësive tenton të bëjë fëmijë, por përfundon duke birësuar një vajzë.

Në fund të shfaqjes, i gjithë publiku u ngrit në këmbë dhe e duartrokiti për disa minuta, pasi ishin njohur me humbjen e saj të madh.

“Sonte kisha shfaqjen, ndonëse e pamundur psikologjikisht po ia arrita të interpretoj Silvin. Një femër që do me patjetër të ngelë shtatzënë dhe pas shumë aborteve dhe tentativave për të ngelur në fund birëson një vajzë. Shumë faleminderit të gjithë për mesazhet, urimet, fjalët e ngrohta.

Gjithë energjinë pozitive që mora do ja dal se kam një familje të mrekullueshme, miq të mirë dhe mbi të gjitha njerëz që më duan”, shkruan Delinda./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!