Modelja britanike Madalyn Davis humbi jetën për një arsye krejtësisht të pabesueshme në Australi.
21 vjeçarja kishte shkuar në një zonë turistike në Sidnej duke bërë foto gjatë perëndimit të diellit.
Papritur, e reja ka rënë nga një shkëmb teksa bënte selfie duke humbur jetën në vend, raporton albeu.com.
Lajmi është dhënë nga të afërmit saj, të cilët janë shprehur të shokuar nga ajo që ka ndodhur.
Shkëbinjtë e lartë janë një atraksion turistik për të rinjtë në Sidnej për të bërë foto, gjë e cila shkakton shpesh edhe situata të tilla tragjike.