Një i ri ka humbur jetën në lumin Kir të Shkodrës. Një nga banorët e zonës ka lajmëruar në faqen online të facebbok të ABC News, duke sjelle edhe foto nga vengarja. Banori i cili ndodhej në vendngjarje, informon se i riu humbi jetën si pasojë e asfiksisë. Mësohet se 20 vjeçari Marjan Marku ishte duke u larë me shokët në lumë. Policia e Shkodrës po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes së 20 vjeçarit. /abcnews.al


