FOTO/ Hapen qendrat e votimit në rajonet e aneksuara të Ukrainës

schedule09:34 - 14 Mars, 2024

schedule 09:34 - 14 Mars, 2024

Zgjedhjet presidenciale do të mbahen nesër deri të dielën, me sondazhet që tregojnë se Putin ka mbështetjen e shumicës së rusëve, ndërsa një prej tyre tregon se ai ka marrë 75% të synimit të votave.

Zgjedhjet do të mbahen dhe në territoret ukrainase të aneksuara ilegalisht. Këto imazhe, nga Mariupol, tregojnë qendra e votimit të hapura për publikun.

Në dhjetor 2023, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në Rusi njoftoi mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale nga datat 15-17 mars, që përfshin votime edhe në 4 rajone të Ukraninës, që Rusia pretendon se janë territor i saj, që prej vitit të kaluar.

Ukraina ka deklaruar se votimet për zgjedhjet ruse në rajonet Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson do të jenë të pavlefshme dhe ka paralajmëruar se do të ndjekë ligjërisht çdo vëzhgues që dërgohet për të mbikqyrur procesin zgjedhor.

Por procesi paraqet sfida logjistike dhe sigurie sepse trupat ruse kontrollojnë pjesërisht 4 rajonet.

Në zonat që kontrollohen nga Moska po zbatohet ligji ushtarak.

Aneksimi nga Rusia i katër rajoneve në lindje të Ukrainës në shtator të vitit 2022 është konsideruar i paligjshëm nga Ukraina dhe shumica e vendeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!