FOTO/ Hakohet llogaria e Maradona në Facebook, postime të çuditshme në profilin e tij

schedule12:10 - 24 Maj, 2023

schedule 12:10 - 24 Maj, 2023

Llogaria e Diego Armando Maradona në Facebook e cila ka qenë e menaxhuar prej kohësh nga të afërm dhe familjarë të tij, ka rënë në duar të gabuara. Hakera të cilët cilësohen si nga Rusia kanë arritur të ndërhyujnë duke marrë llogarinë e tij duke bërë postime të cilat po bëjnë xhiron në rrjetet sociale.

Një nga ato ka qenë një frazë “Ju e dini që ju mashtrova për vdekjen time apo jo? Unë nuk kam vdekur, por ju kam mashtruar”. Postime të tjera janë rreth Cristiano Ronaldos, Pele apo shumë gjëra të tjera.

Nuk dihet ende se sa gjatë do të jetë në dispozicion të hakerave, por Facebook thuhet se do të veprojë për të tentuar rikthimin e faqes së Maradonës.

Madje njëri prej hakerave ka bërë një postim ku qartë shpjegon se një rus ka hakuar këtë faqe dhe u ka dhënë akses shumë personave të tjerë./h.ll/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!