Julia Fox ka bërë sërish bujë në internet. Kësaj here për veshjen që ka zgjedhur për të bërë pazar. Aktorja e njohur, e cila ka qenë në qendër të vëmendjes për romancën e shkurtër që pati me reperin Kanye West, kishte dalë me të brendshme në rrugë.
Aktorja mbante sipër një xhaketë xhins dhe një palë çizme deri në gju. Pasi paraqitja e saj u bë virale në rrjet, aktorja reagoi duke thënë: “Unë thjesht mendoj se nëse është e pranueshme të shkosh me rroba banjo kudo.” Veshja ka nxitur shumë komente në rrjet.
“Oh sigurisht, kur Julia Fox shkon për të blerë ushqime me të brendshme, ajo është një ikonë e modës. Por kur e bëj këtë, nuk jam më e mirëpritur në Whole Foods”, ndërsa shumë të tjerë vunë në pah se kjo veshje është e papërshtatshme për të shkuar në një supermarket.
/abcnews.al