FOTO/ Gjesti i veçantë i Kukësit, goli i parë iu dedikua Pavli Vangjelit

schedule20:08 - 13 Shkurt, 2021

schedule 20:08 - 13 Shkurt, 2021

Kukësi fitoi sot ndaj Tiranës në “Selman Stermasi” me shifrat 0-2. Ajo që ra në sy ishte edhe momenti i festës së golit të parë të verilindorëve, i shënuar nga Ibraimi me penallti.

Festimi i atij goli ka qenë një homazh për Pavli Vangjelin, ish-futbollistin e një sërë klubesh në Greqi dhe vëllain e Kristi Vangjelit. Ai u nda nga jeta disa ditë më parë, kur humbi betejën me një sëmundje të rëndë. Pas golit lojtarët e Kukësit kanë shpalosur një fanellë dhe e kanë drejtuar drejt kamerave.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bruno Lulaj (@brunolulaj4_)

Në të shkruhej: “U prehsh në paqe Pavli Vangjeli”. Duhet të themi se Kristi Vangjeli mungon prej kohësh te Tirana për këtë shkak, teksa nuk dihet ende nëse do të ketë forcën të rikthehet në fushën e blertë. Homazhi i sotëm është iniciuar nga Bruno Lulaj, shoku i ngushtë i Kristit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!