Këngëtarja e njohur, Genta Ismajli, ka spikatur gjithmonë për pamjen e saj të jashtme. Duket se edhe pasi është bërë nënë, ajo nuk ka hequr dorë nga kujdesi ndaj vetes.
Së fundmi, këngëtarja i ka surprizuar të gjithë, pasi ka zgjedhur të ndryshojë ‘look’. Ajo ka lyer flokët dhe i ka zgjatur, duke u shfaqur shumë seksi.
Kujtojmë që kanë kaluar diku te 6 muaj nga momenti që Genta u bë nënë e dy binjakëve dhe nga ai moment, këngëtarja nuk ka qenë shumë aktive në skenë. Tashmë duket se ajo ka vendosur të rikthehet fuqishëm./abcnews.al