Interi i Simone Inzaghit është kualifikuar në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve për herë të parë që nga edicioni 2011-12 dhe në atë kohë ndeshja e tyre e fundit ishte kundër Olympique Marseille.
Ishte sezoni kur klubi zikaltër ndryshoi tre trajnerë si Gian Piero Gasperini, Claudio Ranieri dhe Andrea Stramaccioni në “Giuseppe Meazza”, madje zikaltërit arritën të dilnin nga grupi ku bënin pjesë edhe LOSC Lille, Trabzonspori dhe CSKA Moska.
Por gjithçka u ndërpre në raundin e 1/16-të kundër Olympique Marseille, i mposhti ata pas dy ndeshjeve të zhvilluara.
Ranieri ishte në krye të ekipit kur Interi luajti ndeshjen e tyre të fundit me eliminim direkt në Ligën e Kampionëve dhe që nga atëherë kjo skuadër ka ndryshuar gjithçka, duke përfshirë edhe formacionin startues.
Kjo ishte përbërja e Interit për ndeshjen kundër Marselle:
Inter (4-3-1-2): Julio Cesar; Maicon, Lucio, Samuel, Nagatomo; Poli (Cambiasso 74), Stankovic, Zanetti; Sneijder (Obi 58); Milito, Forlan (Pazzini 58) /abcnews.al/