FOTO/ Flota zbarkon veteranët në Francë pas 80 vitesh

schedule15:52 - 4 Qershor, 2024

schedule 15:52 - 4 Qershor, 2024

Mbi 20 veteranë të Luftës së Dytë Botërore ishin pasagjerët specialë të një flote që u nis në lundrim nga Portsmuth i Anglisë këtë të martë, drejt plazheve të Normandisë, ku 80 vite më parë, luftuan për të çliruar Francën nga gjermania naziste.

E ashtuquajtura D-Day, siç u pagëzua zbarkimi i 150 mijë forcave aleatë në veri të Francës solli kthesën e shumëpritur në luftën e dytë botërore, dhe udhëtimi i veçantë ishte pjesë e aktiviteteve të organizuara në Britani në përkujtim të ngjarjes më6 qershor.

“Kujtimet e mia janë të trishta pasi pashë se si trupat amerikanë u qëlluan, jo u qëlluan, por masakruan. Ata ishin shumë të rinj. Isha 19 vjeç në atë kohë, dhe ata djem ishin më të rinj se sa unë. Jam krenar që kam bashkëpunuar me ta”, tha George Chandler, veteran i luftës.

Në vitin 1944, Portsmuthi ishte edhe pika kryesore e nisjes për5 mijë anije që iu drejtuan plazheve të Normandisë në pushtimin më të madh amfib në histori. Në mes të rrugës drejt Francës, anija fiku motorët për një ceremoni me vendosje kurororash në nder të atyre që nuk mbërritën dot në breg. Rreth 4400 trupa aleate vdiqën më 6 qershor.

Viktimat e gjermane nuk dihet saktësisht, por vlerësohet të jenë mes 4 mijë dhe 9 mijë ushtarëve. Pak prej ushtarëve që morën pjesë në operacionin e asaj dite janë ende në jetë, e ata që ripërshkuan udhëtimin e vështirë janë nga 97 në 103 vjeç, me bastun ose karrike me rrota. Sakaq, si pjesë e ngjarjeve përkujtimorë në Francë, ushtarët atje inskenuan zbarkimet e D-Day, në plazhin e Omahës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!