Fjolla Morina ka ngritur dyshime se mund të ketë nisur një lidhje të re dashurie. Këto dyshime vijnë pasi këngëtarja ka postuar disa fotografi, ku ka pozuar pranë një makine me një tufë trëndafila në formë zemre. Për më tepër, dhe postimin e shoqëroi me një emoji zemre.
Ky reagim vjen pak kohë pasi këngëtarja i dha fund martesës së bujshme me biznesmenin Fisnik Syla. Ishte ky i fundit që konfirmoi ndarjes përmes mediave sociale duke e cilësuar veten si një “zog i lirë”. Kujtojmë që ata u martuan një vit më parë në Maldive.
Asokohe, këngëtarja po përballej me probleme ligjore pasi u kap me armë në kufi. Vendimi i gjykatës së Kukësit duke e dënuar për trafikim armësh dhe më pas arrestimi në Prishtinë, bënë që Fjolla të vihej në qendër të vëmendjes.
/abcnews.al