FOTO/  Fiziku përfekt,  Ana ndikon në dietën e Lewandowskit

schedule10:30 - 2 Dhjetor, 2021

schedule 10:30 - 2 Dhjetor, 2021

Ditët e fundit është përfolur shumë për Robert Lewandowskin, i cili nuk arriti të merrte dot Topin e Artë të organizuar nga Francë Football, duke shkuar shumë kritika në drejtim të Lionel Messit i cili e fitoi për herë të 7-të në karrierën e tij si askush më parë.

Shumë kritikues kërkon që sulmuesi polak i Bayern ta fitonte atë sepse e meritonte, kishte shënuar një nga vitet e tij më të mira në karrierë por kjo nuk mjaftoi përball argjentinasit të PSG-së.

Megjithatë edhe pse në moshën 33-vjeçar Lewandowski është në momentin më të mirë të karrierës së tij futbollistike dhe arsyeja kryesore është fiziku i tij i cili i përgjigjet çdo moment.

Një fizik i pabesueshëm që është sigurisht meritë e gjitha e gruas së tij Ana që ka arritur më së miri të gjej dietën e suksesit për bashkëshortin e saj. Ana, e cila është diplomuar për edukim fizik dhe e specializuar në fushën e të ushqyerit.

“The Times” ka zbuluar dietën sekrete e Lewandowskit, që ka ndikuar në fizikun e tij spektakolar. Kjo dietë bazohet në konsumimin e ëmbëlsirave në fillim të ditës dhe shmangien e çdo lloj ushqimi të përpunuar dhe me laktozë. Ylli i Bayern nuk konsumon ushqim të skuqur apo ushqim i shpejtë (fast food).

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!