FOTO/ Finalja e Kupës u shty, FSHF pret Ministrinë e Shëndetësisë për ta luajtur me tifozë

schedule11:11 - 25 Maj, 2021

schedule 11:11 - 25 Maj, 2021

Federata Shqiptare e Futbollit vendosi të shtyjë me një ditë finalen e Kupës së Shqipërisë mes Skënderbeut dhe Vllaznisë, duke e zhvendosur nga data 30, në datën 31 maj dhe sot zbulohet arsyeja e këtij vendimi.

Qeveria e futbollit tonë po këmbëngul fort për ta mbyllur këtë sezon me tifozë në stadium dhe përmes një dokumenti të siguruar nga Abcnews.al, mësohet se i është nisur një kërkesë zyrtare Ministrisë së Shëndetësisë edhe asaj të Sporteve.

 

Në shkresë kërkohet prania e një numri të kufizuar të tifozëve në stadium dhe merren parasysh vendet e tjera, që kanë hapur stadiumet si dhe fakti që gjatë javëve të fundit numri i të infektuarve është reduktuar ndjeshëm.

Pikërisht kjo kërkesë, e nisur më datë 22 maj është shkaku i shtyrjes së ndeshjes me një ditë. FSHF do me patjetër tifozë në stadium dhe pret përgjigje pozitive nga autoriteti shëndetësor më i madh në vend.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!