FOTO/ Fifi bëhet nënë për herë të parë, zbulon emrin e djalit

schedule16:05 - 25 Prill, 2023

schedule 16:05 - 25 Prill, 2023

Këngëtarja e njohur, Fifi është bërë nënë për herë të parë. Ajo dhe partneri i saj, Adis Patushi janë bekuar me një djalë.

Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë Fifi përmes një foto të publikuar në të cilën shfaqet këmba e vogëlushit të porsalindur.

Sakaq, këngëtarja ka zbuluar edhe emrin që ka zgjedhur për të birin, pasi krahas imazhit ka shkruar: “Evladi – Theo Mal Patushi. 25.04.2023”.

 

Kujtojmë që Fifi dhe i dashuri i saj, Adisi u njohën pasi këngëtarja la lojën në “Big Brother VIP” dhe ishte pikërisht ish-banori Kledi Hysa që i prezantoi./abcnews.al