Formula 1 është në prag të një ndryshimi të madh, i cili do të nisë nga muaji i ardhshëm, kur do të prezantohet modeli i parë zyrtar i makinave të reja.
Gara më e madhe në glob e automobilizmit ka vendosur të vendosë rregulla të reja dhe të ndërtojë një makinë ndryshe dhe e pati prezantuar këtë projekt që në vitin 2018.
Por deri më tani nuk kishte dalë asnjë i madh i makinës reale. Në Itali e kanë zbuluar. Është një makinë më futuriste dhe me aerodinamikë më të thjeshtuar.
Pjesa e hundës së makinës është më e ulur dhe FIA synon që me këto ndryshime të mëdha të shtojë më shumë spektaklin dhe t’i bëjë makinat më të ngjashme në shpejtësi. /abcnews.al



