FOTO/ Është e pabesueshme, tifozët vunë re një detaj kurioz kur Messi shënoi nga gjuajtja e lirë kundër Nice

schedule21:32 - 2 Tetor, 2022

schedule 21:32 - 2 Tetor, 2022

Dje në ndeshjen ndaj Nice, Leo Messi shënoi një gol të mrekullueshëm nga gjuajtja e lirë.

Vlen të përmendet se ky është goli i dytë i këtij lloji brenda pak ditësh, i pari që shënon në kombëtaren e Argjentinës në një ndeshje miqësore me Xhamajkën.

Disa tifozë vunë re një rastësi qesharake në momentin e gjuajtjes së tij. Sapo Leo dërgoi topin drejt portës së kundërshtarit, mbishkrimi në billboard “1xBet” ndryshoi në “GOAT”, shkruan abcnews.al.

💬 Danny: “Është e pabesueshme, reklama ndryshoi në GOAT kur Messi goditi.”

💬 Vin: “GOAT sapo ai godet topin është diçka e mahnitshme.”

GOAT do të thotë më i madhi i të gjitha kohërave (më i miri i të gjitha kohërave). /G.D abcnews.al/