SHKODËR- Pas mbi 20 orësh kërkime, Policia arrestoi autorin e dyshuar të vrasjes së 51 vjeçarit ditën e djeshme në qytetin e Shkodrës. Autori i dyshuar i krimit është Lekë Vuksani, që është dhe kushëriri i viktimës, Petrit Vuksani.
Abc News ka siguruar foton e personit, i cili pritet të hetohet si përgjegjës për ekzekutimin e Petrit Vuksanit. Autori i vrasjes jetonte me qira në banesën e 51-vjeçarit dhe duket se viktima e ka nxjerrë nga shtëpia për shkak të mospagimit të qirasë.
Viktima kishte pak muaj që ishte kthyer nga Anglia dhe në momentin e ngjarjes ai ka qenë i vetëm në banesë./abcnews.al