Foto/ Vritet ndërtuesi në Tiranë, viktima i shtrirë në tokë pasi u qëllua me një plumb në kokë

schedule11:28 - 14 Nëntor, 2024

schedule 11:28 - 14 Nëntor, 2024

52-vjeçari Eduart Reçi u qëllua me plumb në kokë. Ngjarje e ndodhur një natë më parë në kryeqytet. Reçi ndërroi jetë në spitalin e Traumës, mëngjesin e sotëm.

“ABC News”,  ka siguruar foto nga ngjarja e rëndë. Siç shihet nga pamjet, Eduart Reçi sipërmarrës në fushën e ndërtimit, shihet i shtrirë pasi është qëlluar me armë.

Ndërkohë në detajet e siguruara deri më tani dihet se 52-vjeçari momentin ka qenë i vetëm kur është qëlluar, me një plumb pistoletë në pjesën e kokës.

Sipas grupit hetimor 52-vjecari është qëlluar nga një distancë e afërt. Ndërkohë vetë Eduard Reçi me origjinë nga Dibra, jetonte pranë fakultetit të Gjuhëve të Huaja.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!