Salma Hayek zgjodhi një mënyrë shumë simbolike për të uruar Joe Biden dhe Kamala Harris për fitoren e tyre ndaj Donald Trump.
Aktorja 54-vjeçare meksikane-libaneze ndau me ndjekësit e saj një foto të vjetër ku shfaqet e veshur si “Statuja e Lirisë”. Kjo pamje është e vitit 2000 dhe konkretisht nga një sesion fotografik për një revistë.
“Është koha të lirohemi nga ndarja“, ka shkruar ajo në diçiturën e fotos, duke iu referuar pjesës së theksuar nga presidenti i ri i SHBA.
“Urime, Presidenti i zgjedhur Joe Biden. 4 vjet më parë kemi dëgjuar për një mur që ndan Meksikën nga Amerika, por ajo që ndodhi në të vërtetë është që ne ndërtuam një mur të padukshëm që ndante amerikanët nga amerikanët. Urime, Zëvendës Presidene Kamala Harris. Amerika kishte shumë paraardhës, ishte koha për një nënë”, shton ajo më tej.
g.v/abcnews.al