FOTO/ “E rrethuar nga kanabisi”, vila e zgjedhur nga Princ Harry dhe Meghan

schedule12:15 - 28 Shkurt, 2020

schedule 12:15 - 28 Shkurt, 2020

Harry dhe Meghan zgjodhën të jetojnë në Kanada pas heqjes dorë nga titujt mbretërore. Prej disa muajsh ata janë zhvendosur atje së bashku me djalin e tyre Archie.

Shtëpia ku po jetojnë Meghan dhe Harry është një vilë luksoze në ishullin e gjelbër Vanvouver, me një kopsht të madh dhe me pamje nga oqeani. Vila kushton plot 18 milionë dollarë.

Sipas “New  Idea“, tokat që rrethojnë vilën luksoze të çiftit, do të mbillen së shpejti me bimë kanabisi.

Në afërsi të vilës prej 18 milion dollarësh, ishte një fermë shpendësh, por që tani është blerë nga një fermer kanabisi. Përdorimi i marihuanës në Kanada është i ligjshëm, por ndërkohë Harry dhe Meghan po kërkojnë edhe një shtëpi në Los Angeles./abcnews.al

 

 

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!