Cristiano Ronaldo nuk po kalon një moment shumë të mirë në Premier League me Manchester United dhe me përfaqësuesen e Portugalisë.
Sulmuesi pak ditë më parë theksoi se nuk ka ndërmend të pensionohet nga kombëtarja pas përfundimit të “Katar 2022”, pasi kërkon të jetë protagonist në një tjetër turne në atë të vitit “EURO 2024”, ku ai të jetë 39-vjeç,
Siç duket kjo deklaratë e tij është kthyer në “shqetësim” për kombëtaren portugeze, pasi e përditshmja “A Bola” e ka hapur faqen e sotme të gazetës me një titull kundër CR7.
“Më pak Ronaldo, më shumë Selecao”, ka shkruar e përditshmja portugeze.
Burimi në fjalë u referohet numrave, me Ronaldo-n në formacion Portugalia humbet shumë në volumin e lojës, gjithashtu ka dhe një mesatare me të ulët të golave të shënuar. E përditshmja portugeze shkon edhe më tej duke shtuar se Ronaldo ka humbur influencën e tij brenda përfaqësueses. /f.a/abcnews.al