FOTO | E kryer, transferimi më i ri i Milanit mbërrin në “San Siro”

schedule14:18 - 31 Janar, 2020

schedule 14:18 - 31 Janar, 2020

Milan zyrtarizoi dje largimin e mbrojtësit të krahut të majtë, Ricardo Rodriguez, drejt PSV-së. Dyshja Boban-Maldini nuk priti shumë për të gjetur zëvendësuesin e zviceranit. Sipas Gianluca Di Marzios, Antonee Robinson, ka mbërritur në Milano ku do të firmosë me kuqezinjtë.

Sipas gazetarit italian, Milan dhe Wigan kanë gjetur marrëveshjen për rreth 7-8 milionë euro për kartonin e mbrojtësit amerikan. 22-vjeçari fillimisht do të kryejë vizitat mjekësorë dhe më pas do të vijë zyrtarizimi i tij.

Robinson shikohet nga drejtuesit kuqezi si një alternativë shumë e mirë për Theo Hernandezin, i cili është kthyer vendimtar për Milanin muajt e fundit. Amerikani është aktivizuar në 2587 minuta në Championship këtë sezon, ku ka gjetur dhe një herë rrugën e rrjetës. /abcnews.al

 

Antonne Robinson sapo ka mbërritur në Milano

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!