FOTO/ E kritikoi për performancën e dobët seksuale, 33-vjeçari masakron të dashurën

schedule12:32 - 3 Mars, 2020

schedule 12:32 - 3 Mars, 2020

Maxim Gareyev, 33, specialist IT-je, është dënuar me 9 vite burg, pasi ka masakruar të dashurën e tij, blogeren 24-vjeçare Ekaterina Semochkina.

Ajo ka pranuar në gjykatë, se është autori i krimit.

Gareyev ishte takuar fillimisht me Semochkina, e cila punonte edhe si eskortë, në një takim me pagesë.

Më pas, në një takim tjetër, ajo e kishte kritikuar atë për performancën e tij seksuale.

Kjo e ka tërbuar 33-vjeçarin, që ka rrëmbyer një thikë dhe e ka masakruar atë.

Pas vrasjes, ai e ka futur në një valixhe, duke e lënë ashtu, deri sa trupi i 24-vjeçares u zbulua nga e ëma.

33-vjeçari rus tha se e vrau të dashurën, pasi ajo e kishte fyer.

Megjithatë, duket e habitshme që gjykata ruse e ka dënuar atë me vetëm 9 vite burg, për një krim të tillë të tmerrshëm./abcnews.al

 

 

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!