“Foto e ditës”, Rama pozon mes fëmijëve në Dibër

schedule18:02 - 29 Nëntor, 2021

schedule 18:02 - 29 Nëntor, 2021

Gjatë vizitës së tij në Dibër kryeministri Edi Rama ka shkëputur momentin më pikant kur është gjendur në mes të një grupi fëmijësh të veshur me motive popullore.

Rama ka ndarë foton në rrjetet sociale duke i bashkangjitur edhe një përshkrim. “Foto e ditës”, ka shkruar Rama krahas fotos.

Kreu i qeverisë ishte në Dibër, teksa përuroi hapjen e rrugës së Arbrit.

E pritur prej shumë vitesh rruga u përurua sot nga kryeministri. Sakaq, drejtuesve u është kërkuar të jenë të kujdesshëm, pasi një pjesë vijon të jetë ende në kushtet e kantierit. m.v/Abcnews.al