Personi në foto është Nevzat Spaho, i cili u arrestua nga policia, pasi dyshohet i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Edmond Hyka, ndodhur disa ditë në Elbasan.
29-vjeçari dyshohet se është personi që qëlloi Hykën. Nga verifikimet rezultoi se Spaho kishte precedent penal për tentativë për vrasje, armëmbajtje pa leje, shtrëngim me anë të kanosjes/dhunës për dhënie të pasurisë, si dhe për vjedhje.

(Nevzat Spaho)
Në pranga për krimin u vu ish-ortaku i viktimës Xhino Ago dhe 52-vjeçari Kujtim Pisha, roja i karburantit për “Moskallëzim krimi
Po ashtu policia ka shpallur në kërkim dy persona, Marselo Arani 32 vjeç dhe Armando Kola, 35 vjeç.

