FOTO/ Dynamo Kiev – Barcelona, statistikat dhe formacionet e mundshme

schedule09:33 - 2 Nëntor, 2021

schedule 09:33 - 2 Nëntor, 2021

Një tjetër ndeshje interesante që ofron Champions League ditën e sotme është edhe jo mes Dynamo Kiev dhe Barcelonës.

Me katalanasit që ndodhen në një situatë të vështirë ekonomike, por edhe sportive, ndeshja e sotme duhet fituar patjetër për ta mbajtur gjallë shpresat për të kaluar në fazën tjetër.

Pak ditë më parë klubi shkarkoi trajnerin Ronaldo Koeman dhe skuadra po drejtohet momentalisht nga trajneri i ekipit U-21 i cili pati një debutim të hidhur ndaj Alaves, pasi u ndal në barazim 1-1.

Kujtojmë që klubi është në pritje të zyrtarizimit të Xavi-t si trajnerin i cili do të marrë përsipër rigjenerimin dhe ringritjen e ish-klubit të tij.

Në ndeshjen e sotme, Barcelona pritet të rreshtohet me skemën, 4-3-3 me sulmin e përbërë nga Depat, Fati dhe Dest, ndërsa në krahun tjetër Dynamo me skemën 4-2-3-1 me sulmin që do të udhëhiqet nga Shkurin.

Sa i përket mungesave, të dyja skuadrat janë të penalizuara, pasi vendasit nuk do të kenë të gatshëm lojtarë si, Kargbo, Kulach, Besedin, Popov, Supriaga dhe Mykolenko, ndërsa ekipi katalnas nuk do të ketë, Agueron, Braithëaite, Pique dhe Roberto e Pedri që janë në dyshim.

Statistika:

Barcelona ka fituar 5 ndeshjet e fundit përballë Dynmo Kiev në të gjitha kompeticionet.

Dynamo Kiev ka dështuar të shënojë në 5 nga 6 ndeshjeyt e fundin në Champions League. r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!