Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Autostradën “Ibrahim Rugova” në Kosovë, nga i cili kanë ndërruar jetë dy shtetas të Shqipërisë.
Policia nuk ka zbardhur ende identitetin e viktimave, ndërsa mësohet se nga aksidenti kanë mbetur edhe katër të lënduar, edhe këta shtetas të Shqipërisë sipas kreut të Komunës së Suharekës ku ka ndodhur aksidenti, Bali Muharremaj.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Peqan në autostradë, kurse rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta.
Njoftimi i policisë
Sot, më 05.10.2019, në ora 09:30, në autostradë, konkretisht në km e 36-të Vërmicë-Prishtinë (fshati Peqan Suhareke), ka ndodhur një aksident ku janë të përfshira dy automjete (një furgon udhëtaresh dhe një kamion). Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën dy persona dhe tre të tjerë janë lënduar. Kahja e autostradës në drejtim të Prishtinës është bllokuar, automjetet po orientohen në rrugë alternative. /abcnews.al/