Mijëra afganë vijojnë që të qëndrojnë në pistën e aeroportit të Kabulit me shpresën se do të evakuohen për shkak të frikës së hakmarrjes nga talebanët. Mediat ndërkombëtare kanë publikuar pamjet nga dyndja e qindra afganëve në një avion amerikan, që po kryen zhvendosjet.
Në pamjet e publikuara duket që avioni amerikan “C-17” nga 150 pasagjerë që ka kapacitetin është “pushtuar” nga 640 afganë, të cilët vrapuan drejt tij përpara se ushtarët të mbyllnin dyert. Një grup afganësh pritet që në ditët në vijim të vijnë në Shqipëri, ku do të akomodohen në Qytet Studenti./ Abcnews.al