Don Xhoni ka bërë një blerje shumë të shtrenjtë. Reperi i famshëm i ka dhuruar vetes për Shën Valentin një makinë luksoze. Don Xhoni ka publikuar disa imazhe duke treguar se tani posedon një makinë të tipit “Mercedes S-class 2022″ që kushton rreth 100 mijë euro.
Kjo vjen pas fitimeve marramendëse falë karrierës të suksesshme. Don Xhoni, ndonëse ka pak kohë në tregun muzikor, ka arritur të renditet në listën e reperëve më të kërkuar dhe për rrjedhojë më të paguar. Projekti më i fundit muzikor ishte dueti me Butrint Imerin.
/abcnews.al