Kur klubet nuk janë të zëna me futboll, mbeten aktivë në rrjetet sociale. Postimet gjatë këtij muaji mungesë të futbollit, kanë qenë të shumta, me ekipet që janë përpjekur të gjejnë mënyra alternative për të mbajtur të lumtur fansat e tyre.
Postimi më i fundit i cili është bërë viral, është ai i Ajaxit, me kampionët e Holandës që postuan katër foto të lojtarëve bardhekuq të dëshpëruar, me mbishkrimin: “Dita 5489 e karantinës”.
Duket se tek Ajax janë mërzitur jo vetëm për heqjen e titullit kampion pas anulimit të sezonit, por dhe për mungesën e futbollit dhe ditëve të shumta në izolim./abcnews.al
Day 5489 of quarantine… ?#StayHomeWithAjax pic.twitter.com/wFdQ7rwrgU
— AFC Ajax (@AFCAjax) April 25, 2020

