FOTO/ Diellza Kolgeci “nuk njeh” moshë, feston 42-vjetorin më në formë se kurrë

schedule12:12 - 23 Janar, 2021

schedule 12:12 - 23 Janar, 2021

Modelja shqiptare, Diellza Kolgeci feston sot ditëlindjen e saj të 42-të. Me këtë rast ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët e familjarët e saj.

Diellza në këtë ditëlindje rishpërndau një postim në rrjetin social Facebook, të bërë pesë vite më parë në këtë datë.

“Pesë vite që kur e kam shkruar këtë, urime për MUA… Sot 42, nuk kam ndryshuar në brendësi vetëm se jam e përmbushur sepse jam nëna e Helenës. Ju faleminderit të gjithëve për urimet, fjalët e ëmbla. Ju dua”, ka shkruar Diellza në Facebook.

5 vite qe kur e kam shkrua kete urime per MUA…
Sot 42, nuk kam ndryshuar ne brendesi vetem jam me e permbushur sepse jam nena e Helenes ❤
Ju faleminderit te gjithve per urimet, fjalet e embela.
Ju dua ??

Posted by Diellza R. Kolgeci on Saturday, 23 January 2021

Pra, siç e tha edhe vetë ajo është nënë e një vajze, e cila ka ardhur në jetë si fryt i dashurisë së ish-missit me partnerin, Fesnikun. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!