FOTO/ Dhunë fizike në “Wembley”, policia përplaset me tifozët hungarezë

schedule10:40 - 13 Tetor, 2021

schedule 10:40 - 13 Tetor, 2021

Një pankartë raciste nga ana e tifozëve hungarezë ka mjaftuar  që ndeshja midis Angli-së dhe Hungari-së të kthehej në një dhunë fizike në tribunë.

Huliganët hungarezë kanë shpalosur një flamur ku tregonte mohimin e uljes së lojtarëve në gjunjë për personat me ngjyrë.

Stjuartët kanë shkuar atje për të hequr flamurin por ka qënë e vështirë kështu që kanë kërkuar ndihmën e poilicisë.

Tifozët hungarezë janë përleshur me policinë ku këta të fundit nuk kanë kursyer as shkopat e gomës.

Pas këtij incidenti kanë mbetur disa të plagosur ndërsa një tifoz është arrestuar nga policia./abcnews.al