FOTO/ Detaje të reja nga ngjarja në Korçë, 31-vjeçarja po kthehej nga puna kur ish-burri i hodhi benzinën

schedule18:20 - 31 Gusht, 2024

schedule 18:20 - 31 Gusht, 2024

Detaje të reja kanë dal nga ngjarja e rëndë që ndodhi këtë të shtunë në Korçë.

Mësohet se 31-vjeçarja ka qenë duke u kthyer nga puna në shtëpi, rreth orës 17:00. Ish-bashkëshorti, Bledar Trëndafili e ka ndaluar pak metra larg shtëpise duke i hedhur në trup një shishe me benzin dhe më pas i ka vënë flakën.

Motivi i kësaj ngjarje të rëndë sipas policisë dyshohet të jetë xhelozia nga ana e autorit edhe pse çifti ishte në proces divorci. 31-vjeçarja nuk ka pasur urdhër mbrojtje. Pritet që dëshmitë e familjarëve dhe të afërmve, të zbardhin më tej nëse ka patur kërcënime apo përndjekje të tjera nga ish-bashkëshorti.

Tashmë gjendja e Melisa Trëndafilit është rënduar dhe ajo është dërguar drejt Repartit te Djegies ne QSUT.

Çifti ishin në proces divorci dhe e reja gjatë kësaj periudhe jetonte me të ëmën dhe dy fëmijët e mitur, 3 dhe 5 vjeç./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!