FOTO/ Dendias “çau” rrethimin dhe shkoi tek Cakaj, përshëndetja e veçantë i ministrave

schedule12:11 - 20 Tetor, 2020

schedule 12:11 - 20 Tetor, 2020

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikod Dendias u prit nga ministri në detyrë për Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ndërkohë që jashtë janë duke protestues PDIU dhe shoqata “Çamëria”.

Fotoja e takimit u publikua nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë, ndërsa duket se të dy ata janë përshëndetur me bërryl.

Në një reagim në Facebook, lidhur me takimin e zhvilluar, Cakaj u shpreh, se me homologun grek, vlerësuan bashkëpunimin mes dy vendeve dhe theksuan rëndësinë e zgjidhjes së të gjitha çështjeve dypalëshe.

Të dy ministrat shprehën gatishmërinë për të shtuar ritmin e punës së përbashkët e për të thelluar bashkëpunimin në çdo fushë të interesit të ndërsjellë mes dy vendeve.

Gjithashtu në takim, u theksua mbështetja e Greqisë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, duke marrë parasysh arritjet domethënëse të Shqipërisë në procesin e integrimit evropian.

Për më tepër, sikurse bëri me dije Kryediplomati Cakaj në postim, Greqia do të mbështesë kandidaturën e Shqipërisë si anëtare jo e përherëshme e Këshillit të Sigurimit 2022-2023.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!